Globi

Mitsotakis paralajmëron sërish Maqedoninë e Veriut: Kur dikush tërheq litarin, duhet të jetë gati të thyhet!

Shkruar nga Liberale

Mitsotakis paralajmëron sërish Maqedoninë e Veriut: Kur dikush

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis nuk po i ndal paralajmërimet për qeverinë e Maqedonisë së Veriut, duke i rikujtuar këtij shteti dhe integrimin në Bashkimin Europian.

“Kur dikush e tërheq litarin, duhet të jetë gati dhe të thyhet. Dhe nëse del nga kursi i rënë dakord, le ta dijë se do ta gjejë të mbyllur rrugën drejt Europës, rrugë e cila kalon nga Greqia dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare”, tha ai, sipas Protothema.gr.

Lidhur me marrëdhëniet me Turqinë, Mitsotakis bëri gjithashtu të qartë se “nuk diskutohet për një zgjidhje paketë”. Ai theksoi se Greqia nuk i harron mosmarrëveshjet e saj me Turqinë, duke shtuar se megjithatë, “kjo nuk do të thotë se duhet të jetojmë me gishtin në këmbëz gjatë gjithë kohës”

“Dhe për shkak se disa njerëz në Greqi dhe Turqi ushqehen me krizën greko-turke, pyesni kritikët tanë për rezultatet e politikës sonë, të cilët shohin uljen e flukseve të imigracionit. Ose banorët tanë të ishullit që kanë parë rritjen e ekonomive lokale nga vizitorët turq. Shih edhe pozicionin e Greqisë në kontekstin ndërkombëtar. Konfrontim apo tentativë për të bashkëjetuar me fqinjin tonë kur pak më poshtë Lindja e Mesme është në flakë dhe në zemër të Evropës lufta është ndezur?” -përfundoi kryeministri grek.

Kujtojmë se deklaratat e Mitsotakis vijnë pasi, me ardhjen në pushtet të VMRO-së, si në Presidencë ashtu dhe në qeveri, kryetarja e re e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, e quajti në fjalimin e saj zyrtar shtetin Maqedoni, dhe jo Maqedoni e Veriut sipas Marrëveshjes së Prespës me Greqinë.

/ Përgatiti Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH