Globi

Miss Univers-it do t'i bashkohen edhe bukuroshet nga Arabia Saudite, tjetër "lëshim" për princin e kurorës konservator

Shkruar nga Liberale

Miss Univers-it do t'i bashkohen edhe bukuroshet nga Arabia Saudite,

Arabia Saudite do të marrë pjesë në konkursin global të bukurisë Miss Universe 2024 për herë të parë në historinë e saj. Vendi do të përfaqësohet nga modelja 27-vjeçare Rumy Alqahtani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by rumy alqahtani | رومي القحطاني ???????? (@rumy_alqahtani)

“Ky është një tjetër hap për Arabinë Saudite, e cila ka hequr mantelin e saj konservator nën princin e kurorës Mohammed bin Salman Al Saud”, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Konkursi i bukurisë Miss Universe së bashku me konkursin Miss World janë konkurset më të rëndësishme globale të bukurisë dhe të dyja mbahen çdo vit. Motoja e konkursit është “që çështjet humanitare të jenë një zë që ndikon në ndryshime pozitive në botë”.

Kujtojmë që vitin 1957 Gladys Zender nga Peruja u bë Miss Universe më e re në moshën 17 vjeç e 273 ditë, një rekord që ajo e mban edhe sot.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH