Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi se do të presë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Uashington të premten, për të nënshkruar një marrëveshje për mineralet, pasi një zyrtar i lartë ukrainas konfirmoi se një marrëveshje e tillë u arrit të martën vonë.
Zyrtarët ukrainas kanë thënë se Kievi ka rënë dakord për një kornizë për një marrëveshje ekonomike me SHBA-në, sipas së cilës ata do të tregtojnë të drejtat e mineraleve të rralla në këmbim të ndihmës së vazhdueshme.
Trump tha se Zelenskyy "do të vijë për vizitë të premten" dhe tha se presidenti i Ukrainës "do të donte të nënshkruante marrëveshjen për mineralet me mua".
"Ne e kemi negociuar pak a shumë marrëveshjen tonë për tokat e rralla," shtoi presidenti amerikan.
Dokumenti thuhet se nuk ofron një kërkesë thelbësore nga Ukraina, një angazhim nga Uashingtoni për t'i dhënë garanci sigurie Kievit në vazhdën e ndonjë marrëveshjeje armëpushimi me Vladimir Putin.
Megjithatë, raportet e mediave thonë se dokumenti duket se ka ulur kërkesën e SHBA për të marrë 500 miliardë dollarë (395 miliardë £) të ardhura të mundshme nga qasja në burimet natyrore të Ukrainës.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Olha Stefanishyna tha për "Financial Times" se marrëveshja për mineralet "është vetëm një pjesë e tablosë".
"Ne kemi dëgjuar shumë herë nga administrata amerikane se është pjesë e një tabloje më të madhe," tha ajo.