Globi

Milioneri "mbulon me para" studentët e sapo diplomuar, por ka një KUSHT për t'i marrë ato!

Shkruar nga Liberale

Milioneri "mbulon me para" studentët e sapo diplomuar, por ka

Një biznesmen në SHBA ka surprizuar një klasë të sapo-diplomuarish të Universitetit të Massachusetts, duke iu thënë se do t’u jepte atyre $1,000 secilit prej tyre. 

Sipas asaj që shkruan ABC News, milioneri filantropist, Rob Hale u tregoi studentëve se një furgon jashtë po priste me zarfet e mbushura me para dhe studentët nisën të brohorisnin e ulërisnin, ndërsa rojet e sigurisë sollën çantat në skenë.

Milioneri "mbulon me para" studentët e sapo diplomuar, por ka

Ai u tha studentëve se do të merrnin 1,000 dollarë secili, por kishte një kusht. Ata mund të mbanin $500 dhe pjesën tjetër t’ia falnin dikujt.

Biznesmeni tha se për të dhe bashkëshorten Karen një nga kënaqësitë më të madha ishte të jepje diçka. 

Milioneri "mbulon me para" studentët e sapo diplomuar, por ka

“Ne duam t’ju japim dy dhurata. E para është dhurata jonë për ju, e dyta është dhurata e të dhënit. Në këto kohë të vështira është gjithnjë e më shumë nevoja e të ndarit me të tjerët, e të kujdesurit. Komuniteti ka nevojë për ju dhe për bujarinë tuaj”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH