Globi

Miliarderët e teknologjisë në rreshtin e parë në ceremoninë e inaugurimit të Trump

Shkruar nga Liberale

Miliarderët e teknologjisë në rreshtin e parë në

Pas anëtarëve të familjes së Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, janë 4 miliarderët e teknologjisë me shumë ndikim, të rreshtuar në vendin kryesor për të parë ceremoninë e inaugurimit brenda Capitol Rotunda.

Shumë prej këtyre titanëve të teknologjisë, si Elon Musk, Mark Zuckerberg, Sundar Pichai dhe Tim Cook jo vetëm që kontrollojnë pasuri masive, por siç raporton CNN, gjithashtu mbajnë frenat e prej rrjeteve më të fuqishme në botë, si X, Meta dhe Google.

Prania e këtyre peshave të rënda të industrisë nxjerr në pah ndikimin e tyre në rritje ndaj Trump pas fitores së tij elektorale dhe "kompleksit teknologjik-industrial" të paralajmëruar.

Të tjerë janë themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i Amazon, Jeff Bezos dhe e fejuara e tij Lauren Sanchez si dhe të nominuarit e kabinetit si Senatori Marco Rubio dhe kandidati i Pavarur presidencial Robert F. Kennedy Jr.

Brenda Capitol Rotunda për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, janë edhe presidenti Joe Biden dhe Zëvendës Presidentja Kamala Harris janë brenda Capitol Rotunda për inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Biden dhe Trump u takuan më herët sot në Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump betohet sot si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, duke shënuar një rikthim politik. Inaugurimi po zhvillohet në ambiente të mbyllura për shkak të temperaturave të ftohta dhe të rrezikshme në kryeqytetin e vendit. Trump do të betohet nga shefi i drejtësisë John Roberts.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH