Globi

Mesazhi i Joe Biden për Netanyahun: Po bën gabim të madh në Gazë!

Shkruar nga Liberale
Mesazhi i Joe Biden për Netanyahun: Po bën gabim të madh në

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u tregua i prerë, ku deklaroi se beson se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po bën “gabim” në mënyrën se si po e trajton Gazën.

“Unë mendoj se kjo që po bën ai, është gabim. Nuk jam dakord me qasjen e tij”, tha Biden në një intervistë për Univision – një rrjet televiziv në gjuhën spanjolle.

Kreu i shtëpisë së Bardhë tha se Gaza duhet të ketë “qasje të plotë në të gjitha ushqimet dhe barnat” në gjashtë deri në tetë javët e ardhshme.

Javën e kaluar, Biden paralajmëroi se mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së për luftën e Izraelit do të varet nga ajo se sa do të lejojë ai hyrjen e ndihmave dhe të barnave.

Izraeli mohon se pengon hyrjen e ndihmave brenda Gazës, duke thënë se janë agjencitë e OKB-së ato që kanë dështuar në shpërndarjen e tyre.

Theksojmë se Izraeli nisi një fushatë sulmesh në Gazë – enklavë e banuar me palestinezë – pasi Hamasi, grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera, sulmoi territorin e tij tetorin e kaluar, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH