Globi

"Çmendet" shqiptari në Itali, rrahu dhe lidhi partneren pas krevatit që të mos dilte nga shtëpia

Shkruar nga Liberale

"Çmendet" shqiptari në Itali, rrahu dhe lidhi

Një 31-vjeçar shqiptar është prangosur nga policia italiane, pasi akuzohet se pasi ka rrahur, ka lidhur partneren e tij në shtrat më qëllim që mos e lejonte të dilte nga shtëpia.

Mediet italiane raportojnë se shqiptari i kishte marrë edhe çelësat e shtëpisë por e reja arriti që të zgjidhte litarin dhe u ul nga dritarja e banesës në katin e ndërmjetëm. Në rrugë kërkoi ndihmë nga kalimtarët të cilët e shoqëruan në polici.

Vitin e fundit, ai kishte dhunuar edhe herë të tjera partneren e tij për shkak të xhelozizë. Gjatë kontrollit në shtëpi, karabinierët gjetën litarin me të cilin e kishte lidhur gruan.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH