Globi

"ÇMENDET" burri, godet gruan me shkelma në kokë dhe trup sepse i ra ushqimi në dysheme

Shkruar nga Liberale

"ÇMENDET" burri, godet gruan me shkelma në kokë dhe

Gjykata e Selanikut ka dënuar me 22 muaj burg një burrë, i cili ka rrahur rëndë gruan e tij, e ka kërcënuar se do ta vriste, madje ka goditur me grusht fëmijën e tyre të mitur.

I pandehuri është shpallur fajtor për lëndim trupor të bashkëshortes gjatë martesës, përndjekje, fyerje dhe kanosje. 

Sipas aktakuzës, ngjarja brutale e rrahjes ndodhi më 15 maj 2022, në banesën ku çifti jetonte me fëmijën e tyre, i cili në atë kohë ishte 26 muajsh, në lindje të Selanikut.

Pas një sherri të ashpër për një çështje të parëndësishme, i akuzuari e ka goditur me grushte dhe shkelma në kokë dhe në trup gruan, si dhe e ka goditur me sende të forta.

Veç kësaj, bashkëshorti e ka kërcënuar se do ta therte dhe do ta vriste, siç thoshte gruaja në deklaratën që kishte dhënë në EL.AS.

Sipas saj, ai e ka rrahur se i ka hedhur ushqimin fëmijës në dysheme dhe më pas e ka sulmuar në mënyrë impulsive, duke e goditur me grusht në kokë dhe shpinë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH