Melania Trump deklaroi në një intervistë të zhvilluar së fundmi se mbijetesa e bashkëshortit të saj, Donald Trump gjatë dy tentativave për vrasje ishte një mrekulli.
Ish-Zonja e Parë tha se një punonjës e lajmëroi atë për të shtënat në një tubim të korrikut në Butler, Pensilvani.
“Në tentativën e parë, mora shërbimin sekret në telefon dhe më thanë që ai është mirë. Jemi rrugës për në spital. Ai do të jetë mirë”, tha ajo.
Në fillim të Shtatorit Melania tha se ishte në Nju Jork kur pa raportet televizive për atentatin e dytë në fushën e tij të golfit në Florida.
“Ndërkohë gjatë tentativës së dytë, unë isha në York City, në fakt, dhe e pashë atë nga mediat. Dhe menjëherë mora Shërbimin Sekret, i cili ishte i mrekullueshëm. Djemtë që ishin me të, u treguan fantastikë. Dhe unë mendoj se të dyja ngjarjet ishin vërtet një mrekulli”, tha Melania Trump.