Globi

‘Mëkati’ misterioz shkaku kryesor për dorëheqjen e pastorit të famshëm në Texas, largohet nga drejtimi i kishës pas 50 vitesh

Shkruar nga Liberale

‘Mëkati’ misterioz shkaku kryesor për dorëheqjen e

Pastori i një mega-kishe në Texas, SHBA ka thënë se po largohet nga besimtarët e tij prej pendesës për një ‘mëkat’ misterioz që ka kryer “disa vjet më parë.”

74-vjeçari Dr. Tony Evans, dha dje lajmin që shtangu besimtarët e Oak Cliff Bible Church në Dallas, me një njoftim në faqen e internetit të kishës.

“Kisha jonë është përkushtuar gjithmonë ndaj fjalës së Zotit si standardi më i lartë i të vërtetës. Kur ne nuk e arrijmë dot atë standard prek mëkatit, ne duhet të pendohemi dhe të rivendosim marrdhënien tonë me Zotin”, shkruante Evans në deklaratën e tij.

“Disa vjet më parë unë isha poshtë atij standardi, prandaj duhet të aplikoj standardet biblike të pendesës dhe të ringrej veten time, siç kam bërë më parë me të tjetërt”.

Pastori nuk tregonte “mëkatin misterioz” që kishte kryer por shtonte se “nuk kam kryer krim” por “nuk përdora gjykim të drejtë në veprimet e mia”.

“Bordi i të vjetërve” në kishën e tij thanë se “janë të detyruar të qeverisin kishën sipas udhëzimeve në shkrimet e lashta”. “Dr. Evans dhe të vjetrit ranë dakord se nëse dikush bie poshtë standardeve duhet të japë llogari për ruajtjen e integritetit të kishës”.

Detaje të mëtejshme mbi “mëkatin” që Evans kishte kryer në të kaluarën, nuk jepeshin nga zyrtarët megjithë insistimin e mediave.

Shumë thonin se ishin ë shokuar nga tërheqja e tij. Besimtari vjetër i kishës James Harris Jr., tha për rrjetin CBS News: “Ai është qendra e komunitetit tonë, është nga pastorët më të njohur në SHBA”.

Kisha e  Oak Cliff Bible është krijuar nga Evans në 1976 dhe tashmë ka më shumë se 10,000 anëtarë nga e gjithë SHBA. Evans në deklaratën e tij nuk qartësonte nëse do të dorëhiqej dhe nga detyra të tjera me kishën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH