Globi

MEGAOPERACIONI i Eurojust dhe Interpol/ Lëshohen 83 urdhër-arreste, sekuestrohen qindra llogari bankare në Shqipëri

Shkruar nga Liberale

MEGAOPERACIONI i Eurojust dhe Interpol/ Lëshohen 83 urdhër-arreste,

Të paktën 83 urdhër-arreste u lëshuan sot në një megaoperacion masiv të shtrirë në të gjithë Italinë, kundër një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës. Operacioni, i zhvilluar me mbështetjen e policisë shqiptare, asaj spanjolle, holandeze, gjermane dhe të vendeve të tjera të Bashkimit Europian, erdhi pas një hetimi 2-vjeçar të nisur nga Antimafia e Firences. Pjesa më e madhe e arrestimeve u kryen në Itali, por edhe në Shqipëri dhe vende të tjera të Europës.  

Gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp mes agjencive ligjzbatuese ndërkombëtare që morën pjesë në këtë operacion, prokurori i SPAK, Vladimir Mara tha se në 2023-n, në Shqipëri janë arrestuar 21 persona. Bëhet fjalë për trafikantë, të cilët e siguronin drogën nga Lindja e Mesme dhe e trafikonin drejt Europës.

Në Shqipëri SPAK ka sekuestruar mbi 200 llogari bankare, 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri të paluajtshme etj. Mara tha se vijon hetimi i pasurive të personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Po ashtu, gjatë këtyre hetimeve, autoritetet shqiptare zbuluan edhe një bunker, ku fshihej lënda narkotike.  

"Është e qartë që krimi i organizuar ka kaluar çdo lloj kufiri. Pa një bashkëpunim të drejtpërdrejtë nuk mund të luftohet. Përveç përmbylljes së hetimeve janë evidentuar dhe dokumentuar vepra kriminale e 4 grupeve, të shtrirë në gjithë Europën”, tha Mara.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH