Globi

Media prestigjoze për Shqipërinë: Destinacioni perfekt për muajin Janar

Shkruar nga Liberale

Media prestigjoze për Shqipërinë: Destinacioni perfekt për

Janari është periudha perfekte për të filluar për të planifikuar një udhëtim në destinacione të ngrohta të Evropës. Ato kanë temperatura më të larta gjatë dimrit, me një mesatare ditore prej 16°C deri në 17°C dhe reshje të pakta shiu. Jo vetëm që ekziston mundësia për të zgjedhur një destinacion të ngrohtë, por edhe ekonomik, shkruan media e njohur britanike Inews.

Kjo media i referohet kompanisë britanike të udhëtimeve Skyscanner dhe ka renditur gjashtë destinacione në trend për pushime të lira për këtë vit të cilat janë Shqipëria, Malta, Qipro, Maroku, Toskana në Itali, Costa Blanca në Spanjë. Shumë vizitorë në Shqipëri preferojnë malet për sporte dimërore, pasi zonat e ulëta kanë një klimë shumë më të butë.

Adhuruesit e arkitekturës mund të eksplorojnë ndërthurjen e ndërtesave të epokës osmane dhe sovjetike në Tiranë, kryeqytetin e vendit, ku mund të vizitojnë gjithashtu Piramidën, xhaminë e bukur të Et’hem Beut dhe Bunk’Artin, një galeri në një bunker nëntokësor.

Durrësi, një destinacion veror, është shumë pranë kryeqytetit. Është shtëpia e rrënojave arkeologjike, duke përfshirë një amfiteatër romak, i cili përfshin afreske dhe mozaikë. Së fundmi, për udhëtarët e huaj Shqipëria është lehtësisht e aksesueshme edhe falë linjave të reja ajrore.

Poll
SHQIPENGLISH