Globi

Mbytja e dy anijeve pranë brigjeve italiane, të paktën 10 të vdekur e 50 të tjerë të zhdukur

Shkruar nga Liberale
Mbytja e dy anijeve pranë brigjeve italiane, të paktën 10 të

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe dhjetëra rezultojnë të zhdukur pas mbytjes së dy mjeteve lundruese, në episode të veçanta, pranë brigjeve italiane. Kështu thanë ekipet e shpëtimit.

Sipas medieve të huaja, dhjetë trupa u gjetën të hënën në kuvertën e poshtme të një varke druri në Mesdheun qendror nga ekipet e shpëtimit të një anije, që operon si pjesë e organizatës bamirëse gjermane ResQship.

Organizata bamirëse tha se shpëtoi 51 persona që ishin në bordin e anijes që po fundosej, e cila besohet se ishte nisur nga Tunizia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH