Globi

MASAKRA me 10 viktima në Austri/ Qytetarët ndezin qirinj në nder të jetëve të humbura, agresori kishte përgatitur dhe një bombë...!

Shkruar nga Liberale

MASAKRA me 10 viktima në Austri/ Qytetarët ndezin qirinj në nder

Mijëra njerëz në Austri kanë ndezur qirinj në nder të viktimave nga të shtënat me armë në një shkollë, ku mbetën të vrarë 10 persona.

BBC shkruan se Policia tha se i dyshuari 21-vjeçar, një ish-nxënës, i mori jetën vetes në një banjo shkolle menjëherë pas sulmit me armë në Graz të martën - më vdekjeprurësi në historinë e kohëve të fundit të vendit.

Në një deklaratë të mërkurën, policia tha se gjeti një "letër lamtumire" dhe një bombë jofunksionale gjatë një kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit. Autoritetet nuk e kanë konfirmuar motivin e personit të armatosur.

Incidenti, i cili la 12 persona të tjerë të plagosur, ndodhi në shkollën e mesme Dreierschützengasse në veriperëndim të qytetit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH