Globi

Macron emëron kryeministrin e ri të Francës pas dorëheqjes së Barnier

Shkruar nga Liberale

Macron emëron kryeministrin e ri të Francës pas dorëheqjes

Francois Bayrou është zgjedhur kryeministri i ri i Francës, pasi Michel Barnier dha dorëheqjen javën e kaluar pas një votimi mosbesimi në Asamblenë Kombëtare.

Bayroi takoi presidentin Emmanuel Macron në Pallatin Elysee mëngjesin e sotëm, ku patën dhe një bisedë mes tyre.

Theksojmë se emërimi i tij vjen një javë pasi kryeministri në largim Michel Barnier dha dorëheqjen javën e kaluar, pas një votimi mosbesimi në Asamblenë Kombëtare.

Vlen për t'u theksuar se Macron ka qenë nën presion për të zgjedhur një kryeministër që do të jetë në gjendje të kapërcejë ndarjet e thella në parlament.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH