Globi

Lufta në Gaza/ Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite shkon në 68 brenda 24 orëve

Shkruar nga Liberale

Lufta në Gaza/ Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite shkon në

 

Shkon në 68 numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Gaza, raporton CNN.

Një mjek i spitalit Al-Aksa tha dje se 44 palestinezë u vranë dhe dhjeta të tjerë u plagosën nga sulmet që goditën lagje të shumë në Deir al-Balah. Ndërkohë 24 të tjerë kanë humbur jetën sot.


Nga videot e publikuara në media dhe në rrjetet sociale shihen fëmijë mes të plagosurve të cilët janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Po ashtu janë parë edhe foshnja të vdekur në dyshemetë e spitalit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH