Globi

“Lironi Palestinën”, protestuesja i ndërpret fjalimin Kim Kardashian, ja reagimi i saj (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

“Lironi Palestinën”, protestuesja i ndërpret fjalimin Kim

Kim Kardashian vizitoi Gjermaninë për të folur në panairin tregtar dixhital dhe marketing OMR vetëm disa orë pas paraqitjes së saj në Met Gala në New York. 

Ajo u përball me një "incident" pasi u ngjit në skenë, ku Kardashian u ndërpre nga një protestuese që filloi të bërtiste vazhdimisht “Liro Palestinën”.

Pamjet e shpërndara në rrjet, tregojnë rojet e sigurimit duke e nxjerrë gruan nga salla.

Ndërkohë Kardashian dëgjohet duke thënë “Lironi të gjithë” në mikrofonin e saj ndërsa protestuesja tërhiqet.

“Unë simpatizoj popullin e Izraelit dhe ata në Palestinë . Unë simpatizoj të gjithë. Gjithçka që duam është që të gjithë të ndihen të sigurtë dhe të lirë."-shtoi ajo. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH