Një skandal seksual ka përfshirë sërish familjen Kennedy. “The Guardian”, shkruan se gazetarja Olivia Nuzz-i e revistës së njohur New York Magazine, ka pranuar se ka pasur një marrëdhenie personale me ish-kandidatin e sapo tërhequr presidencial Robert F. Kennedy Jr.
Nuzzi dhe kandidati Kennedy kishin një marrëdhënie romantike online dhe se 31-vjeçarja i kishte dërguar foto pinjollit të familjes së famshme Kennedy, që nga ana tjetër është i martuar. Dyshja thuhet se kishin shkëmbyer shumë mesazhe pasi Nuzzi ishte njohur me 70-vjeçarin në një event në nëntor. Gazetarja aktualisht është pezulluar nga puna pas lajmi të skandalit.
‘Korrespondentja jone ne Uashington, Olivia Nuzzi, u pranoi redaktoreve te revistes se ajo ishte angazhuar ne nje marredhenie personale me nje ish-subjekt te lidhur me fushaten e 2024-es ndersa raportonte per fushaten, nje shkelje e standardeve te revistes rreth konfliktit te interesit dhe zbulimit te informacionit. Po të kishte qenë në dijeni revista për këtë marrëdhënie, ajo nuk do të kishte vazhduar të mbulonte fushatën presidenciale. Nga një rishikim i brendshëm i punës së saj të botuar, nuk është gjetur asnjë pasaktësi apo dëshmi të njëanshmërisë. Ajo aktualisht është pezulluar nga puna dhe revista po kryehet një rishikim më i plotë nga palët e treta. Na vjen keq për këtë shkelje të besimit të lexuesve tanë.”-njoftoi Neë York Magazine.
Grupi i Kennedy i quante deklaratat e marrëdhënies “të rreme”, duke përsëritur se ish-kandidati presidencial dhe Nuzz-i ishin takuar vetëm një herë personalisht. Edhe gazetarja Olivia Nuzz thotë se mes tyre nuk kishte një marrëdhënie fizike dhe se ajo nuk e kishte përdorur Kennedin si “burim informacioni”.
Kennedy, i biri i senatorit amerikan Robert F. Kennedy, dhe nip i ish-presidentit President John F. Kennedy, i vrarë në atentat, akuzohet nga mediat se ishte në lidhje me Nuzzi, teksa ajo është e fejuar dhe ai vetë i martuar.
Kennedy është i martuar prej një dekade me aktoren Cheryl Hines, që u bë gruaja e tij e tretë../The Guardian