Globi

Lëkundje të FORTA tërmeti zgjojnë këtë vend, u ndje edhe në Itali, ja sa ishte magnituda

Shkruar nga Liberale

Lëkundje të FORTA tërmeti zgjojnë këtë vend, u

Lëkundje të forta tërmeti kanë zgjuar sot qytetarët kroatë.

Zona e Slunjit në Kroaci është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter mëngjesin e sotëm në orën 05:38, njoftoi Shërbimi Sizmologjik i Kroacisë.

Sipa medieve kroate, epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash, ndërsa tërmeti është ndjerë në të gjithë Kroacinë, kryesisht në Lika dhe në Kroacinë qendrore, shkruan Index.hr.

Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) njoftoi fillimisht se ishte një tërmet me magnitudë 4.8 ballë sipas Richter, dhe më vonë e ulën magnitudën në 4.6 gradë. EMSC raporton se tërmeti u ndje edhe në Bosnje dhe Itali.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH