Një tërmet me magnitudë 4.6 Rihter, goditi sot Turqinë.
Sipas informacioneve të fundit të publikuara nga AFAD, tërmeti ndodh në Canakkale. Ndërsa thellësia e tërmetit ishte prej 7 kilometrash.
"Për momentin nuk ka asnjë situatë negative pas tërmetit 4.6 ballë që ndodhi në orën 16.09 në rrethin Biga të provincës Çanakkale.
Kryetari i Bashkisë Biga, Bulent Erdogan, duke folur për CNN Turk, tha se deri më tani nuk ka raportime për ndonjë problem të shkaktuar nga tërmeti.
Përpjekjet e skanimit në terren po vazhdojnë. Urojmë qytetarët tanë të prekur të shërohen shpejt”.-thuhet në deklaratën e parë të bërë nga AFAD për tërmetin.