Globi

Lamborgini blu i Donald Trump shitet për 1.1 milion dollarë, e porositi nga Italia në '97-n

Shkruar nga Liberale

Lamborgini blu i Donald Trump shitet për 1.1 milion dollarë, e

Donald Trump, i cili po rikandidon për president të SHBA-ve, është edhe një nga njerëzit më të pasur në botë. Ish-presidenti amerikan zotëronte një supermakine të shtrenjtë, si Lamborghini Diablo.

Manjati amerikan në vitet 1990 vendosi të pasurojë koleksionin e tij të makinave duke futur në garazhin e tij një Diablo VT Roadster, të cilin e porositi direkt nga Italia.

Si ky model i veçantë i vitit 1997 u prodhuan vetëm 132 copë dhe ky Lamborghini u dallua kryesisht për ngjyrën e tij blu (Blu Le Mans).

Makina është e pajisur me një motor 5.7 litërsh V12, me 485 kuaj fuqi. “Diablo” kishte gjithashtu logon e Donald Trump të stampuar në një pllakë në pjesën e brendshme të derës. Makina mbeti në posedim të ish-presidentit amerikan deri në vitin 2002 kur ai vendosi ta shiste, ndërsa deri më sot ka ndryshuar katër pronarë.

Kjo Lamborghini Diablo VT Roadster e veçantë u hodh në ankand së fundmi nga shtëpia e ankandeve Barrett-Jackson dhe çmimi i saj tejkaloi edhe parashikimet më optimiste të kompanisë. Diablo blu u shit për 1.1 milion dollarë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH