Izraelitët paralajmërohen të strehohen në vende të sigueta kundër bombave, ndërsa Irani lëshoi një valë raketash, teksa premtoi "hakmarrje" për sulmet e natës në centralet e tij bërthamore.
Ushtria izraelite u bëri thirrje qytetarëve të strehohen në pozicione kundër bombave, pasi "dhjetëra raketa balistike iraniane" janë lëshuar drejt Izraelit.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se "sistemet e tyre mbrojtëse po punojnë për të kapur kërcënimin".
Tymi dhe flakë është parë në të gjithë horizontin e Tel Avivit, ndërsa Kupola e Hekurt e Izraelit ka filluar të kapë raketat. Disa shpërthime janë dëgjuar gjithashtu mbi Jerusalem dhe sirenat e sulmeve ajrore po bien në qytet, si dhe në Tel Aviv. /Liberale.al/