Globi

La Repubblica: Anija Libra me 8 emigrantë në bord niset drejt Shqipërisë

Shkruar nga Liberale

La Repubblica: Anija Libra me 8 emigrantë në bord niset drejt

Pas dy ditësh operacione, anija ushtarake "Libra" është nisur drejt Shqipërisë, me tetë persona në bord.

Media italiane "La Repubblica" shkruan se fillimisht u zgjodhën nëntë, por një burrë nga Bangladeshi u gjykua shumë i moshuar dhe me shëndet shumë të dobët për të qenë pjesë e bordit.

Operacioni rinisi pas miratimit të një dekreti nga qeveria italiane.

Pak ditë më parë 12 emigrantë të cilët u akomoduan në Shëngjin, u kthyen në Itali sepse gjykata e Romës mori një vendim të tillë, pasi vendet nga ata vijnë si Bangladeshi dhe Egjipti, nuk janë të sigurta. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH