Globi

Ky është qyteti më i vizituar në vitin 2023!

Shkruar nga Liberale

Ky është qyteti më i vizituar në vitin 2023!

Sipas “Euromonitor International”, Stambolli pati më shumë vizitorë vitin e kaluar. Qendra ekonomike dhe kulturore e Turqisë mirëpriti një numër të pabesueshëm prej 20.2 milionë vizitorësh në vitin 2023 dhe parashikohet që ky numër të jetë edhe më i lartë në vitin 2024. Vendi kohët e fundit lehtësoi vizat për udhëtarët nga SHBA-ja dhe Kanadaja.

Vetëm Hagia Sophia mirëpret rreth 3.5 milionë njerëz në vit dhe hyrja së shpejti do t’u kushtojë vizitorëve 25 euro. Londra zuri vendin e dytë në listë me 18.8 milionë dhe duke pasur parasysh se numri i vizitorëve në qytet është rikthyer në nivelin e tij para pandemisë nuk është një surprizë e madhe. Dubai është në vendin e tretë me 16.8 milionë banorë dhe Antalia, një tjetër qytet turk, në vendin e katërt.

Njihuni me 10 qytetet më të vizituara në vitin 2023 sipas Euromonitor International:

▪ Stambolli
▪ Londra
▪ Dubai
▪ Antalia
▪ Parisi
▪ Hong Kongu
▪ Bangkoku
▪ Nju Jorku
▪ Kankun
▪ Meka

Ndërkaq, me dimrin që është në dalje, mendimi i pushimeve verore bëhet gjithnjë e më i afërt dhe në mediat botërore janë me dhjetëra artikuj që sugjerojnë Shqipërinë. Vendi ynë nuk ka zbritur nga froni e sërish për këtë vit rikonfirmohet si një destinacion bregdetar në trend në Europë. Rekomandimi i radhës mban firmën e revistës amerikane të udhëtimeve “Travel off Path”: Po kërkoni destinacionet bregdetare më në modë në Europë për vitin 2024? Klikoni në këtë link për tre destinacionet më të nxehta për t’u vizituar këtë vit!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH