Globi

Kush ia zbuloi "SEKRETIN" Kate Middelton? Princesha e Uellsit u shantazhua nga një i panjohur për të treguar për kancerin

Shkruar nga Liberale

Kush ia zbuloi "SEKRETIN" Kate Middelton? Princesha e Uellsit u

Kate Middleton zbuloi para botës se po lufton kancerin. Një njoftim, i cili erdhi pas një shumë thashethemeve për shëndetin e saj, megjithatë sipas britanikëve duket se ka pasur shantazh ndaj princeshës së Uellsit për të zbuluar sëmundjen e saj. 

Sipas Daily Mail, Princesha e Uellsit dhe Pallati Kensington morën kërcënime nga një person i panjohur, i cili i paralajmëroi se brenda orëve të ardhshme do të publikonte dosjen mjekësore të Kate.

Kush ia zbuloi "SEKRETIN" Kate Middelton? Princesha e Uellsit u

Është e paqartë nëse rrjedhja e informacionit erdhi nga brenda Klinikës së Londrës, ku Princesha iu nënshtrua një operacioni abdominal në janar, apo nga diku tjetër.

Pas disa javësh spekulimesh të furishme në mediat sociale për shëndetin dhe mirëqenien e saj, Kate publikoi video-mesazhin duke konfirmuar se po i nënshtrohet kimioterapisë për kancerin.

Kush ia zbuloi "SEKRETIN" Kate Middelton? Princesha e Uellsit u

Princesha, 42 vjeç, foli për 'tronditjen e madhe' pasi testet identifikuan kancerin pas operacionit të saj në bark dhe 'dy muajve tepër të vështirë' që ka përjetuar familja e saj, me zërin e saj që dridhej nga emocionet gjatë filmimit.

Kush ia zbuloi "SEKRETIN" Kate Middelton? Princesha e Uellsit u

Princi William dhe Kate u përqendruan te fëmijët e tyre, duke gjetur kohë për të ndarë gjendjen e shëndetit të princeshës me Princin George, Princin Charlotte dhe Princin Louis.

Përgatiti Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH