Globi

Kryen vetëvrasje në banesë, zbulohen arsyet e vdekjes tragjike të tre anëtarëve të një familje

Shkruar nga Liberale
Kryen vetëvrasje në banesë, zbulohen arsyet e vdekjes tragjike

Një familje prej tre anëtarësh nga Bosnja dhe Hercegovina organizoi vetëvrasje kolektive mbrëmjen e së shtunës.
Sot mediat boshnjake kanë zbuluar motivet e këtij krimi makabër. Raportohet se tre anëtarët e së njëjtës familje i ka dhënë fund jetës për shkak të vdekjes së mbesës, e cila vuante nga leukemia.

Tragjedia ndodhi në fshatin Dobrljin afër Novi Gradit, ku policia ka gjetur trupat e pajetë të dy grave dhe një burri me lëndime të rënda në një shtëpi familjare, raporon N1.

Nga hetimet rezultoi se gratë e vrara ishin nënë e bijë dhe vrasësi i tyre ishte vëllai i vogëlushes. Televizioni Alternativ i Banja Lukës (ATV) shkruan se policia gjeti disa letra lamtumire për familjarët dhe miqtë në shtëpi ku tregohej motivi i këtij akti.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH