Globi

Kryeministrja italiane, Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët mund të veprojë si një pengesë për trafikuesit e njerëzve!

Shkruar nga Liberale

Kryeministrja italiane, Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi në një debat mbi migracionin në samitin e Brukselit se "marrëveshja e Italisë me Shqipërinë për qendrat e mbyllura për azilkërkuesit mund të veprojë si një pengesë për trafikuesit e njerëzve".

Arsyetimi i Melonit është se trafikantët nuk mund të garantojnë më me siguri destinacionin përfundimtar të udhëtimeve që organizojnë.

Ajo theksoi se prioriteti kryesor është parandalimi i largimit të emigrantëve të parregullt drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Së fundi, në lidhje me Paktin për Migracionin dhe Azilin, Georgia Meloni, sipas Rai, theksoi se “duhet të ketë një ekuilibër midis solidaritetit dhe ndjenjës së përgjegjësisë” dhe se “për sa i përket dimensionit të jashtëm, përpjekje të tjera duhet të bëhet me synimin e bashkëpunimit të përhershëm me vendet e tranzitit dhe të origjinës, duke ofruar edhe stimuj për emigracionin legal, por edhe duke luftuar veprimtarinë e krimit të organizuar në trafikun e qenieve njerëzore”. 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH