Kryeministri i izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se marrëveshja e armëpushimit me Hamasin nuk është ende e plotë dhe marrëveshjet përfundimtare janë duke u përpunuar.
Ai nuk ka thënë në mënyrë specifike nëse ai e pranon marrëveshjen, e cila u njoftua nga presidenti amerikan Joe Biden dhe kryeministri i Katarit.
Në një deklaratë ai tha se do të jepte vetëm një përgjigje formale “pasi të përfundojnë detajet përfundimtare të marrëveshjes, për të cilat aktualisht janë duke u punuar”, shkruajnë mediet e huaja.
Izraeli dhe Hamas kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Kjo marrëveshje do të lejojë, që qindra mijëra njerëz të zhvendosur në qytetin e Gazës dhe Gazën jugore të kthehen në shtëpitë, fshatrat dhe qytetet e tyre.