Kryeministri libanez Najib Mikati ka bërë thirrje për një armëpushim me Izraelin, pas bisedimeve të zhvilluara me ministrin e Jashtëm francez Jean-Noel Barot.
“Çelësi i zgjidhjes qëndron në përfundimin e sulmit izraelit në Liban dhe arritjen e një armëpushimi,” tha Mikati, duke shtuar: “Prioriteti është zbatimi i Rezolutës 1701” të OKB-së, e cila i dha fund luftës së vitit 2006 midis Izraelit dhe lëvizjes libaneze Hezbollah."
Ministri i Jashtëm francez, Baro mbërriti të dielën në mbrëmje në Bejrut.
Situata në Lindjen e Mesme vazhdon të mbetet shqetësuese, mes thirrjeve për një armëpushim dhe frikës së përshkallëzimit të luftës.