Globi

Kryeministri francez Michel Barnier pritet të japë dorëheqjen pas rënies së qeverisë

Shkruar nga Liberale

Kryeministri francez Michel Barnier pritet të japë dorëheqjen pas

Kryeministri francez Michel Barnier, pritet të japë dorëheqje sot, disa orë pasi u rrëzua me votë mosbesimi.

Qeveria e Barnier u rrëzua pasi deputetët votuan me shumicë dërrmuese në mbështetje të mocionit kundër tij, vetëm tre muaj pasi ai u emërua nga presidenti Emmanuel Macron.

Kryeministri ka të ngjarë të qëndrojë si kujdestar, ndërsa Macron zgjedh një pasardhës, një proces i cili mund të zgjasë disa javë.

E djathta ekstreme e Marine Le Pen dhe Fronti i Ri Popullor i krahut të majtë u bashkuan për të censuruar qeverinë e Barnier, pasi ish-negociatori i Brexit-it përdori në mënyrë të diskutueshme fuqi të veçanta për buxhetin pa kërkuar votim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH