Globi

Kompania Meta heq llogaritë e liderit suprem të Iranit në rrjetet sociale

Shkruar nga Liberale

Kompania Meta heq llogaritë e liderit suprem të Iranit në rrjetet

“Ne i kemi hequr këto llogari për shkelje të vazhdueshme të politikës sonë të Organizatave dhe Individëve të Rrezikshëm,” tha një zëdhënës i Meta. Bazuar në këtë politikë, organizatat apo individët që shpallin një mision të dhunshëm apo janë të përfshirë në dhunë hiqen nga platformat e kompanisë Meta.

Shumë aktivistë iranianë i kishin bërë thirrje më parë Metës dhe X që të çaktivizonin llogaritë e Khameneit për shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut në Iran nën sundimin e tij.

Meta nuk iu referua në mënyrë eksplicite Hamasit, por Khamenei ka lavdëruar sulmet e grupit radikal palestinez ndaj Izraelit më 7 tetor, kur u vranë afër 1.200 persona dhe u morën peng afër 250 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj duke nisur një ofensivë vdekjeprurëse ndaj Hamasit në Rripin e Gazës.

Irani është një mbështetës i fuqishëm i Hamasit, por ka mohuar se është përfshirë një sulmin që grupi radikal palestinez kreu ndaj Izraelit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH