Globi

Komandant i ushtrisë izraelite vritet gjatë luftimeve në Liban

Shkruar nga Liberale

Komandant i ushtrisë izraelite vritet gjatë luftimeve në Liban

Ushtria izraelite ka  deklaruar se një komandant i skuadrës së ushtrisë është vrarë në Liban.

Sipas medieve të huaja, kapiteni Eitan Itzhak Oster, 22 vjeç, një komandant skuadre në njësinë “Egoz”, u vra gjatë luftimeve, tha IDF.

Kjo është vdekja e parë luftarake që Izraeli ka shpallur brenda Libanit dhe gjithashtu  e para e konfirmuar nga Izraeli pasi Hezbollahu raportoi për përleshje në qytetet kufitare.

Nga ana tjetër Sky News shkruan se një ushtar libanez është plagosur në një sulm izraelit me dron në Libanin jugor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH