Globi

EMRAT- Kokaina në arkat e karkalecave në Portin e Pireut/ Destinacioni ishte Shqipëria! Në pranga dy shqiptarë dhe dy grekë

Shkruar nga Liberale

EMRAT- Kokaina në arkat e karkalecave në Portin e Pireut/ Destinacioni

Zbulohen të tjera detaje në lidhje me sasinë e kokainës të kapur mëngjesin e sotëm në portin e Pireut, Greqi, nisur nga Amerika Latine. 

Kontejnerët në të cilët ishte fshehur droga përmbanin karkaleca të ngrirë.

Sipas protothema.gr destinacioni i drogës ishte Shqipëria, ndërkohë që në pranga janë vënë dy shqiptarë, të identifikuar si Andrea Mërkuri dhe Azdren Muharremi, si dhe dy shtetas grekë.

Njëri nga shqiptarët e arrestuar, më herët ishte arrestuar sërish për trafik droge.

Burime policore thonë se hetimet po vijojnë dhe se po kryhet një operacion, pas informacioneve përkatëse, për gjetjen e 100 kilogramëve të tjerë kokainë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH