Globi

Kllounët përpiqen të kthejnë buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve të Gazës

Shkruar nga Liberale

Kllounët përpiqen të kthejnë buzëqeshjen në

Përshati dhe përgatiti për Liberale.al, Laert Miraku

Fëmijët e Gazës kanë pak për të ngrënë, u është dashur të ikin nga shtëpitë e tyre dhe i kanë mbijetuar gati gjashtë muaj bombardimeve izraelite.

Por për disa minuta të çmuara fëmijët në kampin e refugjatëve Nuseirat në qendër të Rripit të Gazës qeshën dhe bërtisnin nga gëzimi.

Kllounë dhe akrobatë performuan për ta në oborrin e një shkolle ku familjet e tyre janë zhvendosura dhe po strehohen për t'i shpëtuar bombardimeve.

Lufta e pandërprerë ka shkaktuar një taksirat të tmerrshëm për fëmijët e Gazës. Shumica e më shumë se 32,414 njerëzve të vrarë në territorin e rrethuar që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor, kanë qenë gra dhe fëmijë.

Por për një herë fëmijët mund të harronin gjithë atë tmerr pasi interpretuesit me kostume lepujsh i çuan në një konga. 

Wassim Lobed, grupi mbështetës i të cilit organizoi shfaqjen dhe që luajti për ta, tha: "Traumat kanë filluar të shfaqen tek fëmijët, kështu që ne po përpiqemi të ofrojmë lehtësim psikologjik.

“Shpresojmë te Zoti që kjo luftë të përfundojë për hir të fëmijëve tanë në Gaza”, shtoi ai.

Aq e thellë është vuajtja mendore e fëmijëve të Gazës sa disa shpresojnë të vdesin shpejt për t'i shpëtuar "makthit", tha të martën një zëdhënës i agjencisë së OKB-së për mirëqenien e fëmijëve.

"E pathëna thuhet rregullisht në Gaza", tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, i cili ndodhet në territor.

Pasi takoi të rinjtë të hënën, ai tha se disa adoleshentë thanë se ishin "aq të dëshpëruar që ky makth të përfundonte saqë shpresonin të vriteshin".

Por Saidi, emri i kllounit të të cilit është Xha Zaatar, tha se shpresonte që shfaqja të kishte hequr një pjesë të asaj "barre" nga supet e fëmijëve.

Ndërsa fëmijët duartrokisnin dhe brohoritnin në fund, ai tha se shpresonte që "buzëqeshja të mbetet në fytyrat e tyre përgjithmonë".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH