Globi

Kina përfundon pas dy ditësh stërvitjen ushtarake rreth Tajvanit

Shkruar nga Liberale

Kina përfundon pas dy ditësh stërvitjen ushtarake rreth Tajvanit

Kina ka njoftuar sot përfundimin e stërvitjeve ushtarake në shkallë të gjerë, të cilat i ka zhvilluar që nga e enjtja rreth Tajvanit.

Me ato stërvitje, Kina donte të tregonte se kundërshton, sipas saj, deklaratat separatiste të presidentit të ri tajvanez, Lai Ching.

“Ushtria e Kinës ka përfunduar me sukses stërvitjet Shpata e Përbashkët 2024A që synojnë Tajvanin”, njoftoi mbrëmë televizioni shtetëror kinez CCTV-7, i cili raporton për çështje ushtarake.

Ushtria njoftoi të enjten se kishte filluar dy ditë manovra.

Ato synonin të simulonin një bllokadë të Tajvanit dhe përfshinin forcat tokësore, detare dhe ajrore, si dhe njësitë përgjegjëse për raketat strategjike.

Stërvitjet u kryen kryesisht në ngushticën e Tajvanit, në veri, jug dhe lindje të atij territori.

Në Tajvan, zëdhënësja presidenciale Karen Kuo dënoi sot stërvitjet ushtarake, të cilat, sipas saj, shkaktojnë shqetësim serioz dhe përfaqësojnë një provokim flagrant ndaj rendit ndërkombëtar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH