Globi

Kina i 'shtrin' dorën Trump! Xi Jinping: Jam gati të punoj me presidentin e zgjedhur

Shkruar nga Liberale

Kina i 'shtrin' dorën Trump! Xi Jinping: Jam gati të punoj

Lideri kinez Xi Jinping ka thënë se do të punojë me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Xi këto fjalë i tha gjatë takimit me presidentin në largim të SHBA-së, Joe Biden, të shtunën në Lima të Perusë. Të dy u takuan në punimet e samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (Apec).

Ata theksuan përparimin në uljen e tensioneve mes vendeve për çështjet si tregtia dhe Tajvani.  Analistët thonë se marrëdhëniet SHBA – Kinë mund të bëhen më të paqëndrueshme kur Trump ta marrë pushtetin në janar, duke marrë parasysh se ai kishte premtuar t’i rrisë tarifat për importet kineze.

Gjatë mandatit të tij të parë Trump e kishte quajtur Kinën “konkurrent strategjik”. Marrëdhëniet ishin përkeqësuar kur ai e kishte quajtur Covidin “një virus kinez” gjatë pandemisë.

Në takimin e të shtunës mes Xi-së dhe Bidenit, presidenti kinez tha se qëllimi i Pekinit është të mbajë marrëdhënie të qëndrueshme me SHBA-në.

“Kina është e gatshme të punojë me administratën e re amerikane për ta ruajtur komunikimin, për të zgjedhuar bashkëpunimin dhe për të menaxhuar dallimet”, tha Xi.

Biden tha se gara strategjike mes dy fuqive botërore nuk duhet përshkallëzuar në luftë.

“Të dy vendet tona nuk mund të lënë asnjë nga këto gara që të përshkallëzohen në një konflikt të mundshëm. Kjo është përgjegjësia jonë dhe gjatë katër viteve të fundit mendoj se kemi dëshmuar se është e mundur të kemi këtë marrëdhënie”, tha Biden.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH