Globi

Kërkohej nga Interpoli francez si pjesë e një organizate kriminale, arrestohet shqiptari në Peru

Shkruar nga Liberale

Kërkohej nga Interpoli francez si pjesë e një organizate

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia në Peru, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia franceze për importimit të lëndëve narkotike, në një bandë të organizuar.

Bëhet fjalë për shtetasin Oltjon Belulaj 33 vjeç. I riu është arrestuar në Aeroportin e Perusë, pasi autoritetet kishin marrë informacion se ai do të mbërrinte aty pasi kishte qenë në Brazil. 

Pas arrestimit, 33-vjeçari shqiptar do të ekstradohet drejt Francës, ku dhe do të dalë para drejtësisë për të marrë dënimin lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij.

I riu akuzohet për trafik të paligjshëm droge, krime të importit të lëndëve narkotike në një bandë të organizuar, blerje, posedim, transport lëndësh narkotike, duke rrezikuar kështu 10 vite burg.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH