Globi

Kate dy javë në spital/ A po e FSHEH familja mbretërore sëmundjen e PRINCESHËS?

Shkruar nga Liberale

Kate dy javë në spital/ A po e FSHEH familja mbretërore

Princesha e Uellsit, Kate Middleton iu nënshtrua një operacioni abdominal në një klinikë private në Londër, më 17 Janar 2024. (Operacioni i planifikuar abdominal mund të përfshijë cilindo nga organet vitale ose riprodhuese si stomaku, zorrët ose mitra.)

Sipas informacioneve, ajo pritet të qëndrojë në spital për rreth dy javë, ndërsa do të jetë larg detyrave deri për Pashkë. Mesa duket qëndrimi për një kohë të gjatë në spital, ka shqetësuar qytetarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Kate dy javë në spital/ A po e FSHEH familja mbretërore

Pallati Kensington e zbuloi për publikun vetëm një ditë më pas, me siguri në pritje të informacioneve të para nga mjeku, por edhe konfirmimit se gjithçka shkoi mirë.

Pasi në mediet britanike dhe jo vetëm, qarkulloi lajmi se Princesha e Uellsit u shtrua në spital, nisën spekulimet, lidhur me sëmundjen që detyroi Middleton të shkojë në spital.

Kate dy javë në spital/ A po e FSHEH familja mbretërore

Familja mbretërore ka konfirmuar se operacioni i saj nuk ishte i lidhur me ndonjë kance, shkruan "The Sun".

Operacioni ndoshta do të ishte bërë në fshehtësi nëse Kate Middleton nuk do të kishte ngjarje të planifikuara paraprakisht në të cilat duhej të shfaqej, prandaj ajo kërkoi falje për mungesën e saj në këtë mënyrë, përmes njoftimit të Pallatit Kensington.

Kate dy javë në spital/ A po e FSHEH familja mbretërore

“Bazuar në këshillat aktuale mjekësore, nuk ka gjasa që ajo të kthehet në detyrat publike para Pashkëve, thuhet në deklaratë.

U kërkua gjithashtu që asaj t'i jepet privatësia e saj në këtë kohë derisa të shërohet.

Ekspertja nga shtëpia mbretërore, Angela Levin tha për GB Neës se "Është shumë e pazakontë të qëndrosh në spital për 14 ditë. Nëse në shtëpi e ke gjithë rehatinë që mund të kesh me dikë që vjen dhe kujdeset për ty.

Kate dy javë në spital/ A po e FSHEH familja mbretërore

"Ajo mund të kishte shumë infermiere dhe fëmijët mund të shihnin nënën e tyre. Por ajo është atje për 14 ditë dhe ata duken shumë të vendosur që ajo nuk do të bëjë asgjë deri rreth Pashkëve, që është një kohë shumë e gjatë.”

Teoritë e konspiracionit

Në kohën kur pallati mbretëror u detyrua të bënte një deklaratë të shkurtër, e cila ia atribuonte shenjën një operacioni që Middleton i ishte nënshtruar në fëmijërinë e saj, rasti i heqjes së një tumori ishte përjashtuar edhe atëherë.

Më i besueshmi u konsiderua skenari që vraga ishte për shkak të një dëmtimi në hokej. Në fund të fundit, Princesha Kate kishte një hobi për sport që në fëmijëri – përveç hokejit, ajo luan tenis dhe regbi, ndërsa dashuria e saj për notin, veçanërisht në ujërat e akullta, është e njohur.

Princi William ka një shenjë të ngjashme, por shumë më të zbehtë në ballin e tij, e mbetur nga operacioni që bëri pasi u godit nga një koleg lojtar golfi në moshën 9-vjeçare.

Gjatë të tre shtatzënive të saj, Kate përjetoi hiperemesis gravidarum. Madje ajo vuante aq shumë nga të përzierat dhe të vjellat, saqë në vitin 2012, kur ishte shtatzënë me Princin George, u shtrua në spital për pak kohë. Kjo çështje dhe abstenimi i saj i detyrueshëm nga daljet publike madje e detyruan familjen të shpallte shtatzëninë, shumë përpara kornizës teorikisht të sigurt të 12 javëve të shtatzënisë.

Në atë kohë, natyrisht, abstinenca e saj matej me ditë apo javë, këtë herë pritet të shkojë deri në muaj. Nëse konfirmohen parashikimet e mjekëve të saj kurues, Katerina do t’i rikthehet detyrave të saj pas fundit të marsit. Kjo nënkupton anulimin e vizitave zyrtare që do të bënte me Ëilliam në Letoni dhe Romë, ku po përgatitej edhe takimi i çiftit me Papa Françeskun, si dhe çdo dalje tjetër publike, si ndarja e çmimeve BAFTA, që princi është mësuar që dhe Princesha e Uellsit të nderojë çdo vit me një tapet të kuq.

Princi William ka marrë gjithashtu pushim nga detyrat e tij deri në një njoftim të dytë, për të qenë pranë gruas së tij, e cila pas daljes nga spitali do të vazhdojë shërimin e saj në Kështjellën e Windsor.Përgatiti A.Mënalla/ Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH