Globi

"Kasapi" i Bosnjës kërkon lirim me kusht, rrëzohet kërkesa e kriminelit të luftës

Shkruar nga Liberale
"Kasapi" i Bosnjës kërkon lirim me kusht, rrëzohet

Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale (IMCM) ka rrëzuar kërkesën e kriminelit të luftës Ratko Mladiç, ish-komandantit të Shtabit Kryesor të Ushtrisë së Republikës Serbe (VRS), për lirim me kusht ose për të vazhduar vuajtjen e dënimit të përjetshëm në Serbi.

Në vendimin e kryetares së IMCM-së, Graciela Gatti Santana, thuhet se më 26 prill të vitit 2024, Mladiç ka paraqitur kërkesë për lirim me kusht në Serbi për arsye humanitare ose për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit atje.

Por, megjithatë, IMCM ka refuzuar këtë kërkesë duke argumentuar se statuti i tyre parashikon që dënimi me burg duhet të kryhet në një vend me të cilin Kombet e Bashkuara kanë marrëveshje, dhe Serbia nuk është një opsion i mundshëm për ekzekutimin e dënimit të vendosur nga IMCM.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH