Globi

KAOS në rrugët e Athinës, qindra traktorë "pushtojnë" rrugët dhe sheshet e qytetit, fermerët paralajmërojnë protesta masive

Shkruar nga Liberale

KAOS në rrugët e Athinës, qindra traktorë

Mijëra fermerë nga e gjithë Greqia kanë "pushtuar" sot rrugët kryesore të Athinës, kryesisht në sheshin e parlamentit që protestojnë kundër qeverisë.

Prothema shkruan se qytetarët janë mbyllur në shtëpi, ndërsa pritet një protestë masive. Mijëra fermerë janë gjithashtu të pranishëm, të cilëve i janë bashkuar edhe sindikata, studentë, organizata rinore të partive opozitare dhe pensionistët, të cilët kanë deklaruar solidaritetin e tyre ndaj kërkesave të fermerëve.

Protesta do të zgjasë deri nesër gjatë orëve të paradites. Fermerët janë nisur nga gjithë zonat e Greqisë pasi siç kanë deklaruar qeveria dhe kryeministri Mitsotakis nuk kanë dhënë zgjidhje për kërkesat e tyre.

Javët e fundit fermerët në gjithë Europën, pothuajse janë ngritur në protesta masive, duke bllokuar rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve, duke kërkuar të drejtat e tyre nga qeveritë përkatëse. 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH