Globi

Kamala Harris kërkon dhe votën e shqiptarëve: SHBA gjithmonë ka qëndruar krah Tiranës! Mbështetje e vazhdueshme dhe për Kosovën!

Shkruar nga Liberale
Kamala Harris kërkon dhe votën e shqiptarëve: SHBA gjithmonë

Kandidatja demokrate për presidente e SHBA-ve, Kamala Harris i ka dërguar një letër komunitetit shqiptaro-amerikan.

Harris ka shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e paçmueshëm që ky komunitet ka dhënë ndër vite në zhvillimin dhe forcimin e Shteteve të Bashkuara.

“Nga pronarë të bizneseve të vogla tek profesionistë në mjekësi, drejtësi dhe shërbim publik, Shqiptaro-Amerikanët kanë luajtur një rol kyç në zhvillimin e ekonomive lokale dhe forcimin e strukturës sociale të qyteteve dhe fshatrave të panumërta në të gjithë vendin”.

Kandidatja demokrate thekson lidhjen historike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke e cilësuar vendin tonë si një aleate të palëkundur të NATO-s dhe promovuese të stabilitetit rajonal.

“Për më shumë se një shekull – duke filluar që nga Konferenca e Paqes në Paris pas Luftës së Parë Botërore – Amerikanët dhe Shqiptarët kanë ndarë një lidhje të veçantë. Deri në ditët e sotme, Shqiptaro-Amerikanët kujtojnë që ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që dolën në mbrojtje të pavarësisë së Shqipërisë në atë moment vendimtar”.

Harris nënvizon gjithashtu përkushtimin e Uashingtonit në mbështetjen ndaj Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara kanë udhëhequr gjithashtu aleatët dhe partnerët evropianë për të mbështetur pavarësinë historike dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe vazhdojnë të mbështesin një Kosovë shumetnike, demokratike, të integruar plotësisht në komunitetin ndërkombëtar.”-ka thënë Harris.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH