Globi

"Joe Biden presidenti më i keq në histori", Trump i bindur: Do të fitoj zgjedhjet presidenciale!

Shkruar nga Liberale
"Joe Biden presidenti më i keq në histori", Trump i bindur:

Ish-presidenti i Shteteve të Baahkuara të Amerikës, Donald Trump, foli në mitingun e mbrëmshëm në Iowa, duke u shprehur i sigurtë se do ta mposhtë presidentin aktual Joe Biden në zgjedhjet e këtij viti, të cilin e konsideron “presidentin më të keq në histori”.

Në përvjetorin e tretë të sulmit të mbështetësve të tij në Kapitol, Trump mbajti dy mitingje në Iowa, një shtet i vogël amerikan në Midwest, i cili më 15 janar është i pari që fillon zgjedhjet paraprake republikane për nominimin presidencial të partisë.

Republikani, i cili pretendon rizgjedhjen në nëntor, pavarësisht katër akuzave penale, do të përballet me votuesit në tetë ditë për herë të parë që nga largimi i papritur i presidencës më 20 janar.

Në një fjalim të gjatë, Trump siguroi mbështetësit e tij në Iowa se do të “fitojë për herë të tretë” në zgjedhjet presidenciale në nëntor. Ai kurrë nuk e pranoi humbjen në zgjedhjet e katër viteve më parë dhe pretendon se Biden ia “vodhi” ato, ndërsa e përshkroi këtë të fundit si presidentin “më të keq” në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH