Globi

Joe Biden për deklaratat e Trump: Asnjë president nuk është përkulur para një diktatori rus

Shkruar nga Liberale
Joe Biden për deklaratat e Trump: Asnjë president nuk është

Presidenti i SHBA, Joe Biden kritikoi paraardhësin e tij Donald Trump për komentet që inkurajonin Rusinë të sulmonte çdo aleat të NATO-s që nuk paguan mjaftueshëm për mbrojtjen.

“Trump ftoi Putinin për të pushtuar disa nga aleatët tanë, aleatët e NATO-s. Ai tha nëse një aleat nuk shpenzonte mjaftueshëm para për mbrojtjen, ai do të inkurajonte Rusinë të bëntë çfarë të dont,” tha Biden gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

“A mund ta imagjinoni një ish-president të Shteteve të Bashkuara ta thotë këtë? E gjithë bota e ka dëgjuar. Asnjë president tjetër në historinë tonë nuk është përkulur ndonjëherë para një diktatori rus.

"Më lejoni ta them këtë sa më qartë siç mundem, nuk do ta bëj kurrë. Për hir të Zotit. Është e turpshme. Është e rrezikshme. Është joamerikane”, tha Biden.

Presidenti tha se NATO është ndërtuar mbi parimet themelore të lirisë, sigurisë dhe sovranitetit kombëtar dhe “për Trump, parimet nuk kanë kurrë rëndësi”.

NATO është një angazhim i shenjtë. Donald Trump e shikon këtë sikur është një barrë. Kur shikon NATO-n, ai nuk e sheh aleancën që mbron Amerikën dhe botën,” shtoi ai.

Trump, i cili mbetet kandidati kryesor republikan në garën presidenciale të 2024-ës, u kritikua gjerësisht për këto komente, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH