Globi

Joe Biden paralajmëron: Pres që Irani të sulmojë Izraelin, ne do të kundërpërgjigjemi menjëherë!

Shkruar nga Liberale
Joe Biden paralajmëron: Pres që Irani të sulmojë Izraelin,

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka deklaruar se pret që Irani mund të përpiqet të godasë Izraelin në një afat të afërt, si hakmarrje për një sulm në Siri.

Pavarësisht kësaj, kreu i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi Teheranin që të mos ndërmarrë akte të tilla, pasi për Biden nuk do kishte asnjë sukses.

“Nuk dua të hyj në meritat e informacionit të besueshëm, por pres që Irani të përpiqet të sulmojë Izraelin në një afat të shkurtër, më shpejt se sa vonë”, tha presidenti amerikan i cili paralajmëroi Teheranin: “Mos sulmoni Izraelin”.

BBC shkruan se Biden përcolli mesazhin e drejtpërdrejtë se SHBA do ta mbështesë Izraelin.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit. Ne do ta mbështesim Izraelin. Ne do të ndihmojmë në mbrojtjen e Izraelit dhe Irani nuk do të ketë sukses”, u shpreh Biden.

Shtëpia e Bardhë më herët kishte thënë se Uashingtoni nuk dëshironte që konflikti të përhapej në Lindjen e Mesme dhe se Shtetet e Bashkuara i kishin thënë Iranit se nuk ishin përfshirë në një sulm ajror kundër një komandanti të lartë ushtarak iranian në Damask. Shtëpia e Bardhë tha se e kishte paralajmëruar Iranin që të mos e përdor sulmin në Damask si arsye për të përshkallëzuar më tej situatën në rajon.

Tensionet në rritje kanë bërë që vendet duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Indinë dhe Australinë të paralajmërojnë kundër udhëtimit në Izrael. Gjermania u bëri thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Irani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH