Në vitin 2023, të rinjtë në mbarë BE-në që vendosën të largohen nga shtëpia e tyre prindërore për të nisur një jetë të pavarur, të ndikuar nga martesa apo punësimi, ishin mesatarisht në moshën 26.3 vjeç. Nga publikimi i fundit i të dhënave zyrtare të EUROSTAT, Instituti Europian i Statistikave, nuk kishte të dhëna për Shqipërinë. Megjithatë, harta e vendeve të Ballkanit të marra në analizë tregon një panoramë të afërt edhe me vendin tonë. Ndryshe nga vendet e zhvilluara, në Ballkan shumë të rinj për shkak të traditave por edhe gjendjes ekonomike preferojnë të qëndrojnë në një shtëpi me prindërit.
Moshat mesatare më të larta, 30 vjeç e lart, u regjistruan në vendet e Ballkanit ose të Lindjes në Europë, çka tregon traditën e lidhjes së fortë familjare në rajonin tonë:
Kroaci (31.8 vjeç)
Sllovaki (31.0)
Greqi (30.6)
Moshat mesatare më të ulëta, nën 23 vjeç, u regjistruan në vendet më të zhvilluara dhe me mirëqenien më të lartë në Europë si:
Në Suedi dhe Danimarkë (të dyja 21.8)
dhe Estoni (22.8)
Në vitin 2023, 26.0% e të rinjve të moshës 15-29 vjeç në BE jetonin në familje të mbipopulluara, 9 pikë përqindje mbi popullsinë totale (16.8%).
Rumania (59.4%) kishte normat më të larta të mbipopullimit për të rinjtë dhe Malta më të ulëtat. /Liberale.al/