Globi

Iu nënshtrua operacionit pak javë më parë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e Kate Middleton

Shkruar nga Liberale

Iu nënshtrua operacionit pak javë më parë,

Kate Middleton, kohët e fundit, ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Sipas medieve të huaja, sëmundja e saj po bëhet akoma dhe më kërcënuese për jetën dhe pse trajtimet po vazhdojnë në mënyrë intensive.

Princesha e Uellsit vuan nga lodhja, të vjellat dhe efektet e tjera anësore të kimioterapisë parandaluese.

Pavarësisht kësaj, ajo përpiqet të jetë e fortë dhe e guximshme përballë fëmijëve të saj, pasi nuk dëshiron që George, Charlotte dhe Louis të shqetësohen për gjendjen shëndetësore që po përjeton nëna e tyre.

Kujtojmë se Middleton ka qëndruar larg syrit të publikut që nga Dhjetori, duke çuar në një sërë teorish konsperative në lidhje me shëndetin e saj. Por pas shumë aludimesh, me anë të një videoje emocionuese, mbretëresha e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar shpjegoi se ka filluar trajtimin për sëmundjen dhe se do të tërhiqet nga syri i publikut, teksa kërkoi që t'i japë familjes së saj privatësinë që meriton.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH