Globi

NGJARJE NË HISTORI/ Ishte dënuar me vdekje, si u zhduk profeti para mijëra njerëzve

Shkruar nga Liberale

NGJARJE NË HISTORI/ Ishte dënuar me vdekje, si u zhduk profeti para

Më 9 korrik 1850 – Profeti persian Bab ekzekutohet në Tabriz, Persi.

Në mëngjesin e 9 korrikut, Bab u dërgua në oborrin e kazermës në të cilën ai ishte duke u mbajtur, ku mijëra njerëz ishin mbledhur për të parë ekzekutimin e tij. Bab u vendos i lidhur përballë një skuadre pushkatimi.

Sipas raporteve të shumta të dëshmitarëve, duke përfshirë edhe ato të diplomatëve perëndimorë, kur urdhri për zjarr u dha, sheshi u mbush me tymin e pushkëve.

Kur tymi u shpërnda, Bab nuk ishte në oborr; plumbat me sa duket kishte prerë litarët që e mbanin lidhur.

U bë një rrëmujë e madhe, shumë veta nga turma besimtare thane se Babi u ngrit në qiell apo thjesht u zhduk.

Por ushtarët më pas e gjetën atë në një pjesë tjetër të kazermave, krejtësisht të padëmtuar, dhe e vranë. Edhe pse ngjarja u mbulua me mister, në traditën Babi-Bahai, dështimi i skuadrës së pushkatimit për të vrarë Babin besohet të ketë qenë mrekulli.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH