Globi

Ishin nisur në një funeral, mbytet anija, mbi 50 të vdekur deri tani

Shkruar nga Liberale

Ishin nisur në një funeral, mbytet anija, mbi 50 të vdekur deri

Tragjedi në Afrikën Qendrore. Rreth 300 njerëz morën një traget prej druri për në funeralin përtej lumit Mpoko në kryeqytetin Bangui të premten, por anija shpejt filloi të shpërbëhej.

Të paktën 58 persona u mbytën në Republikën e Afrikës Qendrore pasi një traget plot me pasagjerë u mbyt në lumin Mpoko, thanë dëshmitarët për Reuters.

Të parët kanë reaguar peshkatarët vendas, para mbërritjes së ambulancës dhe ushtrisë.

Një peshkatar i përfshirë në shpëtim tha se të paktën 20 trupa u gjetën ndërsa prisnin që ushtria të mbërrinte.

“Kjo është një ditë e tmerrshme”, tha ky peshkatar për AP.

Numri i të vdekurve po rritet ndërsa ushtria merr përsipër operacionin e shpëtimit dhe kërkimit, thanë zyrtarët në Qendrën Spitalore Universitare Bangui.

Grupet e shoqërisë civile dhe partitë politike lokale dërguan ngushëllimet e tyre në rrjetet sociale dhe kërkuan një hetim për mbytjen e anijes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH