Globi

Ish-partnerit i beson POSTIN e rëndësishëm! Kryeministri i ri francez (homoseksual) nuk humb kohë, zgjedh kabinetin qeveritar

Shkruar nga Liberale

Ish-partnerit i beson POSTIN e rëndësishëm! Kryeministri i ri

Kryeministri i ri i Francës Gabriel Attal, 34 vjeç, i njohur tashmë dhe si kryeministri i parë homoseksual në historinë moderne  franceze, nuk ka humbur kohë dhe ka zgjedhur kabinetin e ri qeveritar. 

"France 24" shkruan se sipas sistemit francez, presidenti përcakton politikën e përgjithshme, ndërsa kryeministri është përgjegjës për zgjedhjen e një kabineti dhe menaxhimin e qeverisë.

Një qeveri e re franceze shpallet zyrtarisht nga Sekretari i Përgjithshëm i Pallatit Élysée. Alexis Kohler e bëri njoftimin nga Jardin d’Hiver (Kopshti Dimëror) i pallatit presidencial.

Disa nga ministrat u rikonfirmuan në poste si Darman, ministër i brendshëm dhe Dupond-Moretti ministër i drejtësisë, Bruno Le Maire mbajti postin e tij si ministër i financave dhe Sébastien Lecornu mbetet ministër i mbrojtjes.

Por ajo që bie në sy është emërmi i Stéphane Séjourné në postin e ministrit të Jashtëm, i cili dikur ishte dhe partneri i kryeministrit. Ai zëvendësoi Catherine Colonna.

Theksojmë se Emmanuel Marcron zgjodhi Attal, një 34-vjeçar besnik me njohuri mediatike, për t’i dhënë frymë të re mandatit të tij të dytë.

Me emërimi e tij si kryeministër, kreu i shtetit të Francës, tregoi se një erë e re ndryshimi po vjen, duke u përpjekur kështu të rindërtojë qeverinë e tij pas një viti trazirash mbi reformën e diskutueshme të pensioneve dhe një ligj  imigracioni, ku kritikët thanë se i bënte shumë lëshime të djathtës ekstreme.

France 24/ Përshtati A.Mënalla/ Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH