Globi

Ish-i dashuri i hodhi acid në fytyrë, rrëfehet Patricia Lefranc: Pashë krahun si po më shkrihej, isha e guximshme

Shkruar nga Liberale

Ish-i dashuri i hodhi acid në fytyrë, rrëfehet Patricia Lefranc:

Patricia Lefranc kujton episodin e rëndë që i ndodhi 1 Dhjetor të vitit 2009, ku një burrë qëndronte pas derës së shtëpisë së saj dhe i tha se i kishin dërguar një pako dhe teksa ajo vendos ta mirëpresë,  ai i hodhi menjëherë një lëng në fytyrë.

Ishte një sulm me acid. Sot 59-vjeçarja qëndron e ulur në shtëpinë e saj në qytetin belg të Nivelles, dhe hedh një sy mbi këtë libër me fotografi të saj të shkrepura nga fotografi i njohur Rankin.

Në njërën, ajo mban një foto të saj para sulmit  me acid vitit 2009 nga ish-partneri i saj me të cilin i dha fund lidhjes për shkak se ai ishte i martuar. Të tjerë foto e shfaqin atë në poza të ndryshme pas asaj ngjarje të trishtë që i ndryshoi jetën tërësisht.

"Kam mësuar ta shoh veten pas sulmit. Nëse do ta kisha parë këtë foto të vetes pesë apo gjashtë vjet më parë, do të isha përlotur. Por tani jam mësuar, do të tingëllojë pak e çuditshme kjo që do të them por, kam mësuar të jetoj me këtë shëmti. Kjo jam unë. Besoj se e kuptoni se çfarë dua të them?", tregoi Patricia Lefranc. 

Ish-partneri shkoi drejt saj, dhe e goditi kudo. Megjithatë ajo arriti të dilte jashtë nga shtëpia  dhe të kërkonte ndihmë. Lefranc kujton momentet e tmerrit.

"Isha duke u zvarritur, nuk mund të ecja dhe pashë që krahu po më shkrihej si një aspirinë dhe i thashë vetes ‘Ti po vdes këtu.", tha ajo.

Ajo ra në koma për tre muaj, qëndroi e shtruar në spital për nëntë muaj të tjerë dhe i duhej të mësonte se si të jetonte përsëri.

Nëna e tre fëmijëve, fytyra dhe trupi i së cilës janë të mbushura me plagë të shumta i është nënshtruar mbi 100 operacioneve estetike.

Pas kësaj ngjarje të rëndë Lefranc gjeti një qëllim  të ri në jetën e saj të ndihmonte  të mbijetuarit e tjerë. Lefranc ka qenë e ftuar në emisione të ndryshme televizive, ka dhënë konferenca mbi dhunën e grave dhe ka marrë pjesë në një film dokumentar që bëri xhiron e botës.

"Thjesht i thashë vetes: ‘Shiko, nëse je ende gjallë, kjo është për një arsye. Duhet të ketë një arsye.’ Edhe para asaj që ndodhi kam qenë e guximshme, kam qenë gjithmonë  e angazhuar dhe nuk kam dashur të rri e mbyllur në shtëpi dhe t’i jap kënaqësinë atij që më sulmoi duke qëndruar e mbyllur në shtëpi. Nuk doja t’i jepja atë kënaqësi.", rrëfeu Lefranc.

59-vjeçarja shfaqet në një fushatë të re të nisur nga fotografi Rankin dhe organizata e bamirësisë Acid Survivors Trust International e cila kërkon të rrisë ndërgjegjësimin rreth efekteve shkatërruese të dhunës me acid.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters ajo vlerëson kontributin e fotografit të njohur.

"Renkin merret me modelingun, të bukurën, të famshmit, pra ai realizon foto që kanë lidhje me këto. Fakti që ai realizon këto foto, pra që është dikush, le të themi, jashtë normës, që nuk e ka bukurinë dhe veshjet që ai fotografon normalisht dhe bën një gjest për të ndihmuar shoqatën ASTI, mendoj se është e shumë bukur,  pra që ai po ndihmon në një kauzë", rrëfeu Patricia.

Ndërkohë Rankin thotë aersyen pse fushata është e rëndësishme.

“Ky portret më lejoi të jem një dritare për njerëzit që të shohin efektin që industria jonë mund të ketë tek njerëzit normalë, të zakonshëm. Dhe ka një fotografi brilante të Patricia-s aty brenda se si dukej ajo dikur, dhe një portret të   asaj që duket tani. Ky imazh në vetvete është i vetmi që vërtet duhet të shihni, sepse ka qenë shkatërrues për jetën e saj. Por në të njëjtën kohë, ajo ka qenë në gjendje të marrë atë  përvojë shkatërruese dhe ta kthejë atë në diçka tepër pozitive. Dhe unë jam shumë I prekur nga kjo.”, tha Rankin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH